Ndalim për dy persona juridikë nga Veleshta për të kryer gërmime në afërsi të burimeve të ujit të pijshëm në Shum





Duke ndërmarrë veprime hetimore me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Strugë për hetimin e shkaqeve të ndotjes së ujit nga burimi në fshatin Shum, organet hetimore kanë hasur në makineri pune të dy personave juridikë nga Veleshta, të cilët po kryenin thyerje, gërmim dhe transport të gurëve në vëllim të madh në afërsi të drejtpërdrejtë të burimeve.

​Për shkak të dyshimeve për vepra penale – Eksploatim i paligjshëm i lëndëve të para minerale nga neni 225-a dhe Ndotja e ujit të pijshëm nga neni 219 i Kodit Penal, prokurori kompetent publik i ka dorëzuar menjëherë gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masave të kujdesit – ndalimin e personave juridikë për të vizituar parcelat ku kanë kryer gërmime dhe ndalimin e ndërmarrjes së çfarëdo aktiviteti pune në atë zonë.

​Prokuroria Themelore Publike në Strugë vazhdon të ndërmarrë veprime për sigurimin e provave dhe hetimin e përgjegjësisë së mundshme penale në lidhje me ndotjen enorme të burimeve në Shum, nga ku zona e qytetit të Strugës furnizohet me ujë të pijshëm.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo