Nafie Selmani
Si duhet ta kuptojmë vetë-paraqitjen e Artan Grubit në pikë kufitare në orën 6 të mëngjesit?
A është ky një akt i guximshëm, me mesazhin: “Jam këtu dhe nuk i shmangem përballjes”?
A është një akt dorëzimi, i detyruar nga rrethanat?
A është përpjekje për të dëshmuar (pa)fajësinë përmes ekspozimit publik dhe pranisë së mediave?
A është kjo një lëvizje e kalkuluar, apo pjesë e një marrëveshjeje apo koordinimi politik mes aktorëve të ndryshëm?
Fakti që vetë-paraqitja ndodhi herët në mëngjes dhe në prani të mediave e bën aktin më shumë sesa procedural. Një paraqitje e këtillë mund të synojë kontrollimin e narrativës publike, nga “i arratisur” në “i gatshëm të përballet”.
A do të ndikojë kthimi i tij në konstelacionet politike në RMV?!
Pa dyshim që po. Çdo rikthim i një figure politike rihap balancat, tensionet dhe kalkulimet brenda dhe mes partive. Ai mund të mobilizojë mbështetësit, por edhe të thellojë polarizimin.
Pse VLEN-i duket se është panikosur nga ky kthim?!
Sepse rikthimi i një figure si e tij e prish komoditetin e narrativës politike të ndërtuar mbi mungesën e tij. Kur një kundërshtar rikthehet dhe paraqitet publikisht, ai nuk është më “temë”, por sërish “aktor”. Dhe aktorët ndryshojnë skenën.
Në fund, pyetja kryesore mbetet: a ishte ky një akt i imponuar nga rrethanat, apo një lëvizje e menduar mirë për të riformatuar lojën politike? Koha dhe zhvillimet politike-institucionale do ta japin përgjigjen më të saktë.
Deri atëherë…VLEN akoma po e presim “ndryshimin”😆që na e premtuat me aq hov të madh. PIQUNI!