Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje qytetarëve maqedonas që ndodhen në Izrael të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Ministria gjithashtu rekomandon që qytetarët të shmangin udhëtimet drejt këtij rajoni deri në stabilizimin e gjendjes.
Sipas informacioneve nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, hapësira ajrore mbi Izrael është e mbyllur për fluturime civile deri në njoftim të ri. Të gjitha fluturimet komerciale janë pezulluar dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë.
Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën në Tel Aviv ose Ministrinë përmes numrave dhe email-eve zyrtare.