Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë





Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë. Paradite do të ketë shi të lehtë lokal, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut.

Pritet shi në pjesët perëndimore drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, ndërsa në malet më të larta në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë borë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi, e cila herë pas here do të forcohet në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 5 gradë, dhe temperatura maksimale ditore do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, dhe në mëngjes do të ketë mjegull në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë, dhe maksimale do të arrijë 15 gradë.