Modeles shqiptare i del emri në dosjen “Epstein”, milioneri amerikan i ofroi udhëtim me avion privat dhe makinë mijëra paund
Milioneri amerikan Jeffrey Epstein i kishte ofruar modeles shqiptare Misse Beqiri ta shoqëronte me avion privat në Paris për të marrë pjesë në një sfilatë mode.
Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga United States Department of Justice, Epstein ishte shprehur i gatshëm t’i blinte asaj edhe një makinë Mercedes me vlerë rreth 100 mijë paund.
Takimi i tyre i parë kishte ndodhur në vitin 2011, në rezidencën luksoze të Epstein në Manhattan, e cila thuhet se vlente 37 milionë paund.
Ata ishin prezantuar nga një mik i përbashkët. Misse, sot 39 vjeç, mësohet se ishte habitur kur kishte parë se brenda shtëpisë kishte një dhomë të organizuar si klasë shkolle, me banka dhe karrige për nxënës.
Sipas një burimi pranë saj, në atë kohë ajo nuk ishte në dijeni të dënimit të mëparshëm të Epstein në vitin 2008 për vepra penale që lidhen me prostitucionin e një të miture. Ai kishte vuajtur 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie
Misse Beqiri më vonë u martua me ish-portierin e Manchester United, Anders Lindegaard, i cili luajti për klubin anglez nga viti 2010 deri në 2015 dhe fitoi dy tituj të Premier League. Çifti u nda pas dy vitesh martesë, në vitin 2016.
Beqiri gjithashtu mori pjesë në reality show-n ‘The Real Housewives of Cheshire’ në vitin 2016. Ajo është rritur në Suedi, ndërsa familja e saj ka origjinë nga Shqipëria.
Pas ndarjes, ajo pati një lidhje me ish-yllin e “TOWIE”, Jake Hall, me të cilin ka një vajzë të lindur në vitin 2017. Çifti u nda në vitin 2021.