Mickoski: Indi i butë i identitetit maqedonas quhet LSDM, Venko më thoshte se nuk ka problem me ndryshimin e Kushtetutës

“Secili që nuk ia dëshiron të mirën Maqedonisë dhe qytetarëve, do të kërkojë ind të butë dhe këtë e gjen tek opozita për momentin. Këtë e gjen tek opozita, i dëgjojmë deklaratat e krerëve të opozitës në Maqedoni, të cilët asnjëherë deri më tani nuk nxorën mësim nga politikat e gabuara që i bënin dhe e sollën partinë në atë nivel, në të cilin e sollën. Natyrisht, kjo ishte e kombinuar me shumë krim, mosveprim, mosrealizim”, thotë Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë në intervistën e emisionit “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5.

Kryeministri Mickoski rikujtoi takimin e atëhershëm me kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevskin, ku kishte takim liderësh në të cilin, siç tha, e kishte lutur të mos e pranonte pjesën për komisionin historik dhe kushtin për ndryshimin e Kushtetutës që të jenë pjesë e kornizës negociuese.

“Unë nuk isha si opozita e tanishme, atëherë kërkova takim liderësh për të ndërtuar konsensus kombëtar. Madje më kujtohet sikur të ishte sot takimi im i fundit me kryeministrin e atëhershëm Kovaçevski në Klubin e Deputetëve, kur e luta të mos e pranonte këtë. Madje i thashë gjithçka që është në tavolinë do ta pranojmë bashkë, vetëm mos e fut pjesën me komisionin historik dhe kushtin për ndryshimin e Kushtetutës në kornizën negociuese. Gjithçka tjetër do ta pranojmë, ja, do të dalim bashkë nga ky takim dhe ne si VMRO-DPMNE jemi të gatshëm ta pranojmë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se me LSDM-në kanë qëndrime të ndryshme dhe nuk mund të arrijnë marrëveshje për konsensus kombëtar, sepse në takimin në Qeveri lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, e kishte informuar se ai, po të mundte, do ta ndryshonte Kushtetutën që nesër, duke theksuar se indi i butë që e ka identiteti maqedonas quhet LSDM.

“Unë me kryetarin e LSDM-së pata një takim në Qeveri kur erdhi kur e hapëm atë temë ai tha qartë se kemi pozicione të ndryshme dhe se ai do ta ndryshonte Kushtetutën po të mundte që nesër, për të kjo nuk është aspak problem. Dhe kur kemi qëndrime kaq të ndryshme, nuk shoh se si mund të gjejmë konsensus. Por ky është ai indi i butë që e ka identiteti maqedonas, quhet LSDM. Ne duhet të jemi të mençur dhe të durueshëm, ata do të shpikin dhe do të sulmojnë me gënjeshtra, ndërsa ne duhet të jemi të përqendruar dhe të dimë se ku po shkojmë”, është decid Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo