Mickoski – Filipçes: Njëqind herë ju thashë, për BE-në nuk do të udhëheqim politikë butakësh





“Për BE-në nuk do të udhëheqim një politikë butakësh, njëqind herë ju thashë”, i tha kryeministri, Hristijan Mickoski, liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme për pyetje deputetësh.

Mickoski i tha Filipçes se ai është indi i butë i identitetit kombëtar maqedonas.

“Ne nuk do të udhëheqim një politikë butakësh. Ju jeni indi i butë, dhe përderisa bëni deklarata të tilla, do të kemi politikanë nga Bullgaria që do ta dinë se ekziston një ind i butë në identitetin kombëtar maqedonas dhe gjithmonë do të përpiqen të luajnë me kartën e rezistencës më të vogël. Me këtë nuk mund të arrini asgjë.
Do të mbaheni mend në histori si njeriu që ishte indi i butë dhe si partia që ishte indi i butë i identitetit kombëtar maqedonas. Nuk jua rekomandoj këtë. Ju e dini se çfarë do të thotë të mbaheni mend në histori, ju jeni nga Ohri, e dini se kush i ka tradhtuar dhe si i ka tradhtuar eshtrat”, shprehet në mënyrë të prerë Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo