Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me një mesazh të veçantë publik.
“Mirë se erdhe në Çair, vëlla President i Shqipërisë, Bajram Begaj”, ka shkruar Mexhiti, duke shprehur respektin dhe mikpritjen për kreun e shtetit shqiptar.
Vizita e Presidentit Begaj në Çair vlerësohet si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në rajon.