Zv/kryeministri Arben Fetai tha se është takuar me ministrin Fatmir Limani, dhe përderisa ai do të jetë ministër do të ketë raporte me të. Ai tha se nuk i komenton çështjet e brendshme brenda Lëvizjes BESA.
Fetai i pyetur nëse do të ishte i pranueshëm modeli i qeverisjes me dy kryetar për të, pra VLEN të udhëhiqet nga Kasami dhe nga Mexhiti, tha se, duhet të analizohen përparësitë e secilit model dhe në mënyrë konsensuale të gjendet mënyra më e mirë për të funksionuar koalicionit VLEN.
“Mua më intereson të gjejmë modelin më të mirë për të garantuar konsensualitetin, kolegialitein brenda koalicionit. Nuk më intereson të flasim për emra të përvetçëm. Nëse flasim për emra aty secili është më i mirë se tjetri, secili mundet me e udhëheq VLEN-in. Nuk kapem për individin, kapem për idenë, për ndërtimin për konceptin dhe për vizionin që e kemi për të ardhmen”, deklaroi Fetai.