Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka sulmuar opozitën, konkretisht BDI-në lidhur me modelin zgjedhor.
Edhe këtu për hirë të opinionit, shton ai, ende pa e thënë fjalën e vet VLEN, “BDI ishte me një zu duke iu vardis VMRO-së”.
Ai ka thënë se tani ka grup të ekspertëve që do ta bëjnë më të mirën sa i takon kësaj çështje.
“Çuditërisht 20 vite për modelin me 6 njësi zgjedhore dhe brenda natës për një njësi zgjedhore.
Pra ata reteruan dhe është në funksion të asaj se nuk e kanë hallin as të Kodit zgjedhor as të shqiptarëve, por me çdo kusht për t’u kthyer në qeveri”, ka thënë Mexhiti.
Sipas tij, ardhjet që vijnë nga BDI si rasti i Arben Ziberit dhe tjerëve, tregon se demotivimi dhe mosshpresa është në kampin tjetër.
“Pra përditë e më tepër ne po fuqizohemi, po rritemi, isha edhe në Bogovinë ku formuam strukturat e reja, VLEN-i do ketë fuqi absorbuese më të madhe, kjo e faktorizon VLEN-in në qeveri, në rajon si Kosovë e Shqipëri e kështu me radhë”, ka thënë Mexhiti.