Medai Shaholli
Sot, ministrja e Arsimit Vesna Janevska, në një prononcim për media me gazetarë, pas debatit për Ligjin për Arsimin e lart të mbajtur në Universitetin e Tetovës, e zbrazi gjithë arsenalin e urrejtjes me sulmet kundër gazetarëve shqiptar dhe gjuhës shqipe, duke u ankuar se ata duhet të mësonin gjuhën e državës sepse nuk kuptonte shqip dhe se nuk e shihte të nevojshme të merrte me vete përkthyes.
Ajo u ankua se gazetarët shqiptarë duhet ta mësojnë maqedonishten, pasi maqedonishtja sipas Janevskës është gjuhë zytare e Severnistanit, ku pas saj janë edhe gjuhët e komuniteteve që përbëjnë 20% të gjuhëve që përdoren brenda državës.
Kjo nuk është hera e parë që ministja Janevska përdor këtë gjuhë të farmakosur ndaj gjuhës shqipe kur vjen ne Tetovë apo sa herë që i jepet rasti e nënçmon gjuhën shqipe, siç tha ajo si gjuhë e komuniteteve që flasin 20% të qytetarëve apo siç deshi të thotë gjuha e pakicave ( shqipe dhe rome) që nuk barazohet me maqedonishten e saj.
Këtë prononcim të Janevskës e kanë dëgjuar edhe sejmenët nga VREDI, por që ata hezitojnë të reagojnë ndaj gjuhës së farmakosur kësaj dyrdyle që urren deri në palcë gjuhën shqipe, duke duruar fyerjet dhe përdhosjen e gjuhës shqipe nga frika e “kapjes për veshi” dhe dëbimi i tyre nga bordelloja qeveritare nga urdhëri i despotit Micko.
Cili na qënka çmimi që duhet të paguajnë shqiptarët vetëm se nuk i pëlqen gjuha shqipe një albanofobe e thekur si Janevska?
Përgjegjësia bie mbi partnerët shqiptarë të koalicionit qeverisës, siç janë puthadorë vredistë,të cilët duhet t’i kerkojnë përgjegjësi në qeveri për gjuhën e farmakosur të Janevskës ndaj gjuhës shqipe ose te dalin nga ky koalicion, ku nuk shihen si partnerë por si vasale të bindur.