Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë e ka konfirmuar Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë. Ky ligj, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, paraqet hap të rëndësish[m ndaj përforcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorëve publikë.
Ndryshimet kyçe në propozim-ligjin, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë janë:
– procedura në mënyrë të hollësishme e rregulluar për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit të Këshillit, e cila ngritet në bazë të kërkesës së elaboruar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit;
– roli i përforcuar i Këshillit në procedurën për zgjedhje dhe shkarkim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësinë për parashtrimin e iniciativës për shkarkim deri te Kuvendi;
– transparenca e përforcuar e punës së Këshillit, përmes opinionit në procedurë të shkallës së dytë disiplinore, me përjashtime qartë të konfirmuara për mbrojtje të të dhënave personale, autoritetin e palëve dhe interesat e tjera legjitime;
– vendosjen e kritereve të sakta dhe të qarta për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit, me të cilat garantohet profesionalizmi, përvoja dhe integriteti, me shembull te Ligji i ri për Këshill gjyqësor;
– dhe procedura në mënyrë të hollësishme e rregulluar për shkarkimin e anëtarit të Këshillit, me afate të sakta dhe kritere të qarta.
Ky propozim-ligj, së bashku me Propozim-ligjin për prokurorinë publike, kanë marrë mendim të përbashkët pozitiv në Komisionin e Venecias, qëndron në kumtesë.