Mbrojtja e Selimit jep fjalën përmbyllëse: Të gjitha akuzat janë të pabazuara, të lirohet dhe t’i bashkohet familjes së tij në Kosovë
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se provat e ZPS-së mbi të gjitha akuzat e ngritura ndaj klientit të tij, janë krejtësisht të kontradiktore dhe të pabazuara.
Ai gjatë përmbylljes së fjalëve përfundimtare ka thënë se Selimi është plotësisht i pafajshëm mbi akuzat e pretenduara nga ZPS-ja.
Si rezultat, Roberts ka thënë se Selimi duhet të shpallet jofajtor dhe duhet të lejohet të shkojë në vendin e vet, pranë familjes së vet në Kosovë.
“Zoti Selimi nuk ka qenë komandant, nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshinë edhe autoritetin e pretenduar që Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ka qenë anëtar i njohur dhe që në fillim i UÇK-së. Duke pasur parasysh faktin se Selimi nuk ka pasur asnjë vartës dhe nuk ka asnjë lidhje midis zotit Selimi sa i takon kontrollit efektiv, mendoj se përderisa Prokuroria nuk ka dhënë asnjë bazë për këto pretendime të tyre, ky është fundi i argumenteve. Provat kundër zotit Selimi për të gjitha akuzat e ngritura nga ZPS-ja janë kontradiktore, nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara, në veçanti pretendimet se zoti Selimi ka marrë pjesë në ndonjë krim të pretenduar rrëzohen tërësisht në qoftë se bëhet një analizë e kujdesshme e provave të paraqitura”, ka thënë ai. /Reporteri.net/