Mashtrohet 55-vjeçari nga Zhelina: Një person nga Kamjani i premtoi ndihmë sociale dhe banesë, ia mori 4.200 euro
Më datë 18.02.2026, në orën 15:00 në SPB Tetovë, një 55-vjeçar nga një fshat i komunës së Zhelinës ka denoncuar se është mashtruar nga S.R. nga fshati Kamjan, komuna e Bogovinës. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, i denoncuari i ka premtuar të dëmtuarit se do të ndërmjetësonte për marrjen e ndihmës sociale dhe të një banese sociale, për çka në disa raste i ka paguar gjithsej 4.200 euro. Pas një kohe, shërbimet nuk janë kryer dhe paratë nuk i janë kthyer, pas së cilës ai ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.