Lirohet mësimdhënësi për rastin e dhunës në shkollën “Pavarësia”





Është liruar mësimdhënësi i cili dy ditë më parë u përfshi në një rast të dhunës ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, nga Kryeprokurori Zejnulla Gashi.

Pas raportimit të rastit në polici, mësimdhënësi ishte arrestuar për t’u dërguar në mbajtje më pas për 48 orë.

Mësimdhënësit tjerë të kësaj shkolle, si dhe SBASHK-u mbajtën dy orë protestë në mbështetje të tij.