Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria tha se subjekti i tyre që nga 5 korriku është regjistruar si lëvizje qytetare që siç tha, nuk janë si të tjerët që pretendojnë me çdo kusht pushtetin.
Ibeahimi në Click Plus tha se Lëvizja Arbëria është me karakter politik, ndonëse në planprogram ka edhe çështje të tjera. Tutje ai shtoi se shumë shpejt mund të bëhen edhe subjekt politik, duke bërë të ditur se tashmë kanë hapur edhe zyre në Shkup.
“Jemi duke u shtrirë, para pak kohe kemi hapur edhe zyret qendrore këtu në Shkup. Shpresojmë të kalojmë ndoshta edhe në subjekt politik, duke e parë skenën politike se ka po lëvizë”, tha Ibrahimi.