Gjatë një bastisjeje në fshatin Podgorcë të Strugës, u arrestua imami Demir Ravmanovski i cili ishte angazhuar si imam në fshatin Dollogozhdë nga ana e Myftinisë të Strugës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën marihuanë dhe plumba të kalibrave të ndryshëm.
Pas emërimit të tij nga ana e myftinisë si imam i rregullt, myftiu Adi Murtishi e vizitoi atë më datë 16.01.2026 siç mund ta shihni edhe në postim e përbashkët në faqen e Facebook-ut të Myftinisë, njofton tema.mk.
Myftinia e Strugës edhe pse kishte informata për veprimtatit e këtilla të imamit e emëroi imam, edhe pse imami në fjalë kishte pasur akuza dhe madje kishte qenë i dënuar me burgë.