Krenar Lloga i përgjigjet Adnan Azizit: Në 1991 i recitoja Bajram Currit, e ju Titos (VIDEO)





Vazhdojnë përplasjet dhe akuzat në distancë mes Krenar Llogës dhe Adnan Azizit informon Tetovasot.

Pas deklaratave të fundit të Azizit, Lloga ka reaguar publikisht me një video-mesazh, duke e kthyer debatin në një përballje të drejtpërdrejtë politike dhe simbolike. Në reagimin e tij, Lloga thekson se qëndrimet dhe formimi i tij politik kanë qenë gjithmonë të lidhura me figurat e historisë kombëtare shqiptare, duke deklaruar se në vitin 1991 ai i recitonte Bajram Currit, ndërsa pala tjetër sipas tij i recitonte Titos.

Reagimi i Llogës shihet si vazhdim i një serie sulmesh dhe kundërpërgjigjesh publike mes dy politikanëve, të cilat prej ditësh po zhvillohen përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale.

Përplasja mes Llogës dhe Azizit po merr gjithnjë e më shumë karakter personal dhe simbolik, duke u shndërruar në një duel politik në distancë, ku palët po tentojnë të diskreditojnë njëra-tjetrën përmes interpretimit të së kaluarës dhe qëndrimeve ideologjike.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo