Kolona të gjata nga Maqedonia e Veriut për hyrje në Kosovë, pritje deri në një orë





Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë krijuar kolona të gjata të veturave në drejtim të hyrjes në Kosovë.

Në fotot e dërguara nga lexuesit e Reporteri.net shihet se kolona e automjeteve është e gjatë dhe qarkullimi po zhvillohet me ngadalësi.

Si pasojë e kësaj ngarkese, qytetarët po presin deri në një orë për të hyrë në Kosovë.