Kina publikon planet për modernizimin bujqësor dhe rigjallërimin rural

Kina publikoi të martën “Dokumentin Qendror nr. 1” për vitin 2026, duke zbuluar planet për të çuar përpara modernizimin bujqësor dhe rigjallërimin rural në të gjitha anët.

Si deklarata e parë politike e publikuar çdo vit nga autoritetet qendrore të Kinës, dokumenti shihet si një tregues i prioriteteve të politikave.

Sipas dokumentit, në vitin 2026, viti i parë i Planit të 15-të Pesëvjeçar, më shumë përpjekje do të bëhen në fusha si:

1. Ngritja e forcës prodhuese bujqësore dhe e cilësisë së produkteve bujqësore, nëpërmjet stabilizimit të prodhimit të drithërave me diversifikim të furnizimeve ushqimore, forcimit të mbrojtjes së tokës së punueshme, shtimit të rolit të teknologjisë, përsosjes së sistemit kundër fatkeqësive natyrore, nxitjes së tregtimit ndërkufitar të produkteve bujqësore etj.

2. Marrja e masave rutinë për të konsoliduar rezultatet e zhdukjes së varfërisë, nëpërmjet përmirësimit të mekanizmit të politikave të ndihmës, rritjes së saktësisë së efikasitetit të masave ndihmëse, zhvillimit të sektorëve specialë me shtim vende punësh etj.

3. Nxitja e shtimit të të ardhurave të bujqërve, nëpërmjet zbatimit të politikave të favorshme për mbjelljen e drithërave, kultivimit të industrive në nivel konteje, stabilizimit të vendeve të punës për fshatarët që punojnë në qytet, stimulimit të konsumit rural etj.

4. Ndërtim i fshatrave të bukur nëpërmjet përsosjes së infrastrukturës, forcimit të shërbimeve publike si arsimi, mjekësia, nxitje e restaurimit ekologjik në zonat rurale dhe ndërtimit të fshatrave të sigurt.

5. Forcimi i risive të mekanizmave institucionalë për të kultivuar bujqësinë moderne, shfrytëzimin e rregullt të burimeve të shumëllojshme rurale, përsosjen rinovuese të mekanizmit të financimit gjatë rigjallërimit rural dhe nxitjes së shkëmbimeve të elementeve prodhuese midis zonave urbane dhe rurale.