Kim Jong Un do të emërojë vajzën e tij si pasardhëse të tij





Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zgjedhur vajzën e tij adoleshente Kim Ju-ae si pasardhëse të tij dhe udhëheqëse të ardhshme të vendit, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) i Koresë së Jugut, raporton ABC News.

Thashethemet për një trashëgimtar kanë qenë të shumta kohët e fundit, pasi e reja Kim Ju-ae është shfaqur shpesh përkrah të atit, duke e shoqëruar atë në ngjarje zyrtare të profilit të lartë, përfshirë një vizitë në Pekin në shtator – udhëtimi i saj i parë jashtë vendit i njohur.

Ju Ae është fëmija i vetëm i njohur i Kim Jong Un dhe gruas së tij Ri Sol Ju.

NIS beson se Kim Jong Un ka një djalë më të madh, por ky djalë nuk është identifikuar ose prezantuar kurrë në mediat e Koresë së Veriut.