Kaos para parlamentit të Shqipërisë, hidhen molotov dhe fishekzjarre – policia reagon me gaz lotsjellës
Situata para Kuvendit të Shqipërisë vijon të jetë e tensionuar, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës.
Sikurse raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë.
Forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Deri më tani raportohet për tetë policë të plagosur.