Jurgen Klopp me paraqitje befasuese në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano

Jurgen Klopp bëri një paraqitje surprizë në Lojërat Olimpike Dimërore të martën, ku ish-trajneri i Liverpoolit mori një rol të veçantë gjatë një prej ngjarjeve për medalje.

58-vjeçari, i cili që nga janari 2025 punon si drejtor i futbollit global për “Red Bull” pas largimit nga “Anfield” verën e kaluar, ishte i pranishëm në finalen e biathlonit 4×7.5 km për meshkuj, e zhvilluar në Anterselva, në veri të Italisë.

Klopp u pa duke shikuar nga turma, duke folur me tifozë të tjerë dhe duke shfaqur kënaqësi. Ai mori edhe një përgjegjësi të madhe gjatë garës: sinjalizoi fillimin e xhiros së fundit duke i dhënë kurajo garuesve.

Në fund, Franca mori medaljen e artë, Norvegjia dhe Suedia fituan argjendin dhe bronzin, ndërsa Gjermania, vendi i tij, mbeti jashtë podiumit, e katërta, më pak se një minutë pas Suedisë.

Pjesëmarrja e Klopp në Lojërat Milano-Cortina vjen ndërkohë që vazhdon spekulimi mbi një rikthim në menaxhim.

Ish-trajneri i Liverpoolit ka qëndruar larg bankinës që nga largimi nga “Anfield” dhe më parë ka sugjeruar se nuk dëshiron të rikthehet.

Megjithatë, agjenti i tij zbuloi këtë javë se Klopp është kontaktuar nga Manchester United dhe Chelsea pas largimit nga “Reds”, pavarësisht insistimit të tij se nuk do të drejtonte ndonjë ekip tjetër në Angli përveç Liverpoolit.

Ka gjithashtu thashetheme për një mundësi te Real Madrid, ku Alvaro Arbeloa mori drejtimin pas shkarkimit të Xabi Alonso, megjithëse mund të ndodhë një ndryshim tjetër verën e ardhshme, me Klopp si kandidat i mundshëm.

Vetë Klopp e ka zbutur mundësinë e rikthimit në kryeqytetin spanjoll:

“Jam në një vend, si person, ku jam krejtësisht në paqe me atë që jam. Nuk dua të jem diku tjetër,” tha ai për “AFP” muajin e kaluar.

“Nuk entuziazmësohem nëse Real Madrid tregon interes. Nëse do ta bënin — por kjo është media. A dua të jem trajner përsëri? Në këtë moment, do të thoja jo, por nuk mund të them kurrë, kurrë, kurrë,” shtoi ai.

“Nuk pres të ndryshoj mendje, por nuk e di”, përfundoi ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo