Java që po lëmë pas po cilësohet e tensionuar nga veteranët e UÇK-së. Në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor, OVL e UÇK-së vlerësoi se momenti më i rëndë i kësaj jave ishte kërkesa e prokurorisë për dënimin me nga 45 vite burgim për secilin nga të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ata thonë se një grup i caktuar i qyytetarëve të Kosovës nuk i kanë kuptuar rolet në Gjykatën Speciale.
“Nanat tona, prindërit tonë nuk e kuptojnë rolin e prokurorit dhe kur prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin sigurisht se ishte e rëndë, familjet janë ndje keq, besa edhe qytetarët por me kohë u qetësua situata sidomos kur fjalën e mori mbrojtja dhe fillojë t’i hedhë poshtë një nga një pretendimet e prokurorisë, që gjoja në Kosova ka pas krime lufte, në Kosovë ka pas krime lufte dhe ato i ka kry Serbia, kështu që unë besoj që mbrojtja është e fortë dhe po i demanton një nga një të gjitha pikat e prokurorisë…”
Në nisje të seancës përfundimtare, prokuroria speciale përveëç kërkesës për dënim me një kohëzgjatje për katër të akuzaurit pretendoi se dëshmitarët e mbrojtjes kryesisht ata ndërkomnbëtarë, përfshirë gjeneralin Clark, dipliomatët Rubin dhe Hill nuk e njihnin UÇK-në dhe sipas saj ishin manipuluar nga drejtuesit e UCK-së. Pretendimet e prokurorisë janë cilësuar nga mbrojtja si mungesë respekti duke shprehur habinë se si nuk paskan pasur informacion diplomatët e gjeneralët. Në këtë situatë, një ish i akuzuar nga Haga për pothuajse të njëjtat akuza, ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj ndau përvojën e tij gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, një gjykatë ndërkombëtare nga ku doli i pafajshëm.
Brahimaj pret lirimin e bashkëluftëtarëve të tij nga Gjykata Speciale.
”Në fakt UÇK edhe të gjithë luftëtarët e lirisë kur është në pyetje drejtësia iu kanë përgjigjur me dinjitet. Kemi pasur rastin e Limajt, pastaj rastin e Haradinajt pastaj edhe si deputet me formimin e kësaj gjykate edhe si luftëtar kam menduar se kjo gjykatë nuk është e drejtë sepse UÇK kaloi të gjitha filtrat dhe kemi votuar kundër si AAK por meqë u votu nga deputetët e Kosovës jemi mundu me e respektu dhe përcjellë seancat por ka qenë e pamundur me iu qasë si duhet. Por besimi është sepse UÇK nuk ka kryer krime lufte…”, tha Brahimaj për rtv21
Çështja e Gjykatës Speciale dhe deklarimet përmbyllëse të palës së akuzës dhe asaj të mbrojtjes ishin pjesë e debateve në shoqëinë e Kosovës por ajo u bë edhe pjesë e njjë Rezolute në Kuvendin e Kosovës. Rezoluta ngjalli edhe reagime për shkak të mos votimit të saj nga Lidhja Demokratike e cila, pretendoi, të fuste një pjesë shtesë në dokumentin përfundimtar. Veteranët thanë se në Hagë nuk po mbrohet ish-presidenti Thaçi por liria e Kosovës.
“Le të mbetet në ndërgjegje të LDK-së, le të mbetet në ndërgjegje të Abdixhikut….”, tha Gucati për rtv21/RTV21/21Media