Duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian vazhdon me mospërputhjet dhe strategjinë e objektivave lëvizëse, lista e pritjeve të papërmbushura vazhdon të rritet. Megjithatë, nëse vërtet vihet në tryezë një projekt që do të mundësojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët, ai duhet të pranohet pa asnjë hezitim. Hyrja në tregun e përbashkët e shteron plotësisht projektin e integrimit në BE.
Këto ishin pjesë e qëndrimeve të folësve në panelin “Marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në një peizazh politik, të sigurisë dhe ekonomik në ndryshim”, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Unionit Panevropian, e cila për të dytën ditë me radhë po mbahet në Shkup.
Ish-presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, si folës kryesor në panel, theksoi se sa herë që vendi i afrohej objektivit të vendosur nga BE-ja, objektivi zhvendosej, dhe kështu pa fund, duke e rritur listën e pritjeve tona të parealizuara.