​Ishte në arrati prej 7 vitesh për ngjarjet e “27 prillit” lirohet nga akuzat Dejan Davidovski-Desho





I akuzuari Dejan Davidovski-Desho, i cili kërkohej për ngjarjet e “27 prillit”, është liruar nga akuza pasi Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka sjellë një aktgjykim refuzues duke zbatuar Ligjin për Amnistinë, mëson “Skopje1”. Konfirmimi për këtë vendim është marrë nga Gjykata Penale.

​Davidovski ishte në arrati për shtatë vjet, ndërsa në gusht të vitit të kaluar ai iu dorëzua policisë. Në prill të vitit 2019, ai u arrestua në Suedi, por autoritetet suedeze në atë kohë e refuzuan kërkesën për ekstradimin e tij në Maqedoni.

​Ai ndiqej për veprën penale “Rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, në lidhje me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017. Me zbatimin e Ligjit për Amnistinë, gjykata ka hedhur poshtë procedurën akuzuese kundër tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo