Ish-luftëtarja e UÇK-së: Pjesëmarrja në këtë marsh, mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë





Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi tha se nuk kërkojnë mëshirë por “drejtësi të vërtetë, pa politikë”, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ajo tha se “drejtësia duhet të jetë e pandikuar”.

Krasniqi tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë marsh është “mesazh për secilin që dyshon në rezistencën tonë”.

“Sot, bashkëluftëtarët e mi po përballen me padrejtësi nga Gjykata Speciale. Kjo na dhemb të gjithëve. Na dhemb sepse prek kujtesën tonë, prek sakrificën tonë”, tha ajo.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo