Hoxha: Vazhdon partneriteti me Bankën Botërore për një qasje sistematike ndaj ndotjes së ajrit





Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, të udhëhequr nga znj. Carole Megevand, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit.

Gjatë takimit u konstatuan projektet aktuale të cilat synojnë përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit, por gjithashtu u theksua se mbetet e nevojshme realizimi i investimeve shtesë.

Ministri Hoxha theksoi se qëllimi i tij është një ndryshim sistematik në trajtimin e ndotjes së ajrit, si një prioritet kyç në punën e tij dhe të Ministrisë.

Ai nënvizoi se zgjidhjet afatgjata dhe të qëndrueshme kërkojnë një partneritet të fortë me institucionet ndërkombëtare dhe mbështetje të vazhdueshme në zbatimin e reformave.

Në këtë drejtim, Hoxha shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Bankën Botërore, duke theksuar se komunikimi i hapur do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me një qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Hoxha vuri në dukje se Ministria dhe Qeveria punojnë vazhdimisht për përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes Planit të Veprimit për Ajër të Pastër, Programit për periudhën 2024–2030, si dhe projekteve aktuale të financuara përmes programeve IPA 2 dhe IPA 3, duke nënvizuar nevojën për investime shtesë dhe mbështetje teknike të përforcuar për të reduktuar ndotjen dhe për të siguruar një mjedis të pastër për të gjithë qytetarët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo