Hiqet ndalesa për kamionët dhe autobusët në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë





Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se ndalesa i trafikut për automjetet e rënda në rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë është hequr nga ora 14:30. Ndalimi ishte vendosur sot nga ora 9:40 në të dyja drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.

Po ashtu, ndalim i trafikut për kamionë dhe autobusë është vendosur nga ora 9:20 në rrugën dega Shipkovicë –Kodra e Diellit, dhe nga ora 5:45 për automjetet e rënda në rrugën dega Mavrovë–Dibër.

Sipas NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se reshje bore ka në Krushevë, Kodër të Diellit dhe Mavrovë, si dhe në kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo