Hera e parë në historinë moderne që arrestohet një anëtar i familjes mbretërore





Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Bastisja e policisë ndodhi pas publkimit të emaileve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë ish-dukën duke ndarë raporte për vizitat zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.

Një email, i datës nëntor 2010, duket se u dërgua nga Mountbatten-Windsor pesë minuta pasi e kishte marrë nga këshilltari i tij special i atëhershëm, Amir Patel.

Një tjetër email, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010, duket se i dërgoi Epsteinit informacion konfidencial mbi mundësitë e investimeve në rindërtimin e provincës Helmand, Afganistan.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo