Gjorgjievski: Kalimi ilegal në Bitpazar do të largohet, përfshi edhe biznesin





Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në intervistën për Alsat ka deklaruar ekskluzivisht se së shpejti pritet të hiqet ndërtimi sipas tij pa leje në Bitpazar ku funksionon një biznes dhe të mbyllet kalimi ilegal.

Sipas tij, subjekti është njoftuar se duhet ta largon, ndërsa nëse nuk e bën një gjë të tillë, do të largohet me forcën e ligjit dhe do të obligohet të paguaj gjobë, deklaroi Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.