Gjobë prej 1.300 eurosh për një kompani ndërtimi në Aerodrom: Ndotën rrugët me goma të papastruara





Komuna e Aerodromit ka shqiptuar një gjobë prej gjithsej 1.300 eurosh për një kompani ndërtimi dhe personin përgjegjës të saj, për shkak të shkeljes së Ligjit për Pastërtinë Publike.

​Gjatë një kontrolli të kryer në një kantier ndërtimi në afërsi të shkollës së mesme “Dimitar Vllahov”, inspektorët kanë konstatuar se mjetet e ndërtimit po qarkullonin me goma të papastruara, duke ndotur kështu sipërfaqet publike me baltë dhe mbetje të tjera.

​Nga Komuna e Aerodromit paralajmërojnë se do të ketë mbikëqyrje të shtuar inspektuese dhe theksuan se çdo shkelje do të sanksionohet ashpër. Fokus i veçantë do t’i kushtohet mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mbajtjes së një mjedisi të pastër dhe të sigurt përreth vendeve ku kryhen punime ndërtimore.