Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski





Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, u bisedua për vlerat që bashkojnë shoqërinë, rëndësinë e trashëgimisë institucionale, si dhe për kujtimin dhe respektin ndaj figurës dhe veprës së Presidentit Trajkovski, puna e të cilit vazhdon të mbetet një frymëzim i përhershëm.

Sipas Gashit, takime të tilla kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të sinqerta njerëzore dhe shërbejnë si ura të rëndësishme komunikimi dhe mirëkuptimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo