Deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE ishte i pari që deklaroi publikisht se ardhja e Artan Grubit ka ndodhur për shkak se Grubi e ka kuptuar se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.
Pas kësaj deklarate, me të njëjtin qëndrim doli edhe Albi Qamili, zëvendëskryetar i Komunës se Tetovës, duke përsëritur thuajse identikisht idenë e deputetit të VMRO-DPMNE.
Pas këtyre deklaratave shihet qartë se VLEN është “zëdhënëse” e VMRO-DPMNE-së.
Ajo që deklarohet nga përfaqësuesit e VMRO-DPMNE një ditë më parë, përsëritet nga përfaqësues të VLEN-it më vonë, duke krijuar perceptimin se pa qëndrimin paraprak të VMRO-DPMNE-së, përfaqësuesit e VLEN-it nuk dalin me deklarata të pavarura.
Lexoni komentet kundër Albi Qamilit në rrjetet sociale në mediat e afërta të VLEN- it.



