Filkov: Zgjedhja e prokurorëve publik më nuk do të jetë formalitet ose rezultat i marrëveshjeve – por proces i bazuar në merita, integritet dhe profesionalitet
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot i arsyetoi reformat gjyqësore, duke theksuar se shteti gjendet në fazën e ristrukturimit të thellë të mekanizmave gjyqësor dhe prokurorial. Në vend të ndryshimeve kozmetike ose ndërhyrjeve të kufizuara, Qeveria siç theksoi ai, zbaton një proces gjtihëpërfshirës drejt përforcimit të integritetit, depolitizimit, llogaridhënies dhe stabilitetit afatgjatë juridik.
Në fjalimin e tij në ngjarjen “Standardet evropiane për mekanizma disiplinor dhe zgjedhor në gjyqësor”, në organizim të KNBE-MK, Filkov theksoi se reformat janë përgjigje e drejtpërdrejtë e dobësive sistematike të cilat me vite e shkatërrojnë besimin e qytetarëve – procedura afatgjate, transparencë e pamjaftueshme, parregullsi në mekanizmat zgjedhor dhe disiplinor, si dhe raste të korrupsionit dhe përgjegjësisë joefikase.
Prandaj sipas tij, modernizimi i gjyqësorit nuk është vetëm detyrë teknike, por obligim shtetëror me efekt afatgjatë ndaj sundimit të ligjit dhe procesit integrues evropian.
“Paanshmëria dhe pavarësia e gjykatave janë shtylla qendrore të sundimit të ligjit. Vetëm përmes respektimit të tyre deri në fund mund të sigurojmë siguri juridike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rritjen e besimit të opinionit në institucione”, deklaroi Filkov.
Ministri theksoi se reformat tashmë po japin rezultate konkrete, veçanërisht në Këshillin Gjyqësor, ku ligji i ri sjell kritere më të ashpra për zgjedhje dhe shkarkim, kontroll të përforcuar të biografisë profesionale, përkufizim të qartësuar të termit “jurist i shquar” dhe vendosje të debateve publike dhe shpalljeve transparente gjatë zgjedhjes së anëtarëve. Procedura disiplinore për anëtarët është rregulluar detajisht, me baza të qarta për përgjegjësi dhe reduktim të hapësirës për ndikim politik.
Plotësisht, vendoset edhe procedurë urgjente për konfirmimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, e cila duhet të përfundojë në afat prej gjashtë muajsh.
Filkov e paralajmëroi edhe fazën finale të miratimit të Ligjit për prokurorinë publike, i cili, siç sqaroi, mban standarde evropiane dhe merit-sistem të qartë për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të prokurorëve.
“I përforcojmë garancitë për pavarësinë e prokurorëve dhe po kufizojmë saktësisht kushtet nën të cilat mund të jepen udhëzime të detyrueshme me shkrim. Po rregullojmë mbikëqyrjen sistematike, pa përzierje në raste specifike”, theksoi ai.
Reformat parashikojnë edhe baza të qarta për ndërprerjen e detyrës në rast të një dënimi përfundimtar, si dhe afate për procedura disiplinore prej gjashtë deri në nëntë muaj. Sipas rekomandimeve të GREKO-s, shkeljet disiplinore për herë të parë janë ndarë në të lehta, të rënda dhe më të rënda.
Ministri kumtoi se Qeveria e ka miratuar edhe Ligjin e ri për Këshillin e Prokurorëve Publik, me të cilin vendoset census më i lartë profesional, procedura zgjedhore transparente dhe shpjegim të detyrueshëm publik të të gjitha vendimeve – nga zgjedhja dhe avancimi, deri në përgjegjësi disiplinore dhe shkarkim.
“Zgjedhja e prokurorëve publik më nuk do të jetë formalitet ose rezultat në marrëveshje të mbyllura – por një proces i bazuar në merita, integritet dhe profesionalizëm”, theksoi Filkov.
Ministri tha se pakoja reformuese përfshin tridhjetë ligje, pjesa më e madhe kyçe për gjyqësorin, dhe se vendi për herë të parë ka mundësi historike të vendosë themele të shëndosha dhe të harmonizuara me ato evropiane për një gjyqësor.
“Kemi mundësi të krijojmë një gjyqësor në të cilin të gjithë mund të mbështetemi – transparent, profesional dhe të paanshëm”, shtoi ai.