Filipçe: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend





Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot njoftoi se nuk ka asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend.

“Përsëri, kjo është një përpjekje për të shpërqëndruar dhe për të shmangur përgjigjen e pyetjes së vërtetë – Si kanë kaluar pesë ton marihuanë, katër-pesë kamionë përmes kufirit dhe përfunduan në Serbi? Cila është kompania e përmendur në dokumentin e prokurorisë serbe dhe a ka lidhje me disa persona nga pushteti aktual? Si ka kaluar kontrollet policore dhe doganore në kufi? Gjithçka tjetër është shpërqendrim”, tha Filipçe në konferencën për mediat, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për lidhjen me kompaninë për marihuanë.

Sipas tij, gjatë periudhës së fundit disa individë nga partia janë përballur me një fushatë të rreme dhe presione, dhe shtoi se e kanë lidhur me shumë çështje me të cilat nuk ka pasur asnjë kontakt.

Kryetari i LSDM-së akuzoi se pushteti aktual kontrollon një rrjet të madh mediash, jo vetëm tani, por siç tha, në më shumë se 10 vitet e fundit.

Për akuzat lidhur me spitalin modular në Tetovë dhe për dëshminë e ish prokurores së PSP-së Lejla Kadriu, Filipçe tha se ajo ish prokurore ishte pezulluar para se të ndodhte zjarri në spitalin e Tetovë dhe para pandemisë së Kovid – 19.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo