Fetai për ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit: Institucionet të reagojnë me profesionalizëm, deri te sanksionet e nevojshme





Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një reagimi në Fejsbuk, ka dënuar ashpër fyerjet dhe gjuhën e urrejtjes në ndeshjen midis Vardarit dhe Bashkimit, duke thënë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.

Ai pret nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.

“Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë”, ka thënë Fetai.

Ai shton se koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme.

“Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.
Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë”, thekson tutje Fetai.

Njëkohësisht, ai shpreh respektin e tij për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar.

“Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë”, ka thënë në reagimin e tij zv/kryeministri Fetai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo