Erdogan: Energjia e rinovueshme e Turqisë arrin 62 për qind të kapacitetit të instaluar





Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia ka rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në kapacitetin e përgjithshëm të instaluar të energjisë elektrike në 62 për qind, duke zgjeruar energjinë e erës dhe atë diellore, raporton Anadolu.

Duke folur në Programin Prezantues të Fondit Cemre, Erdogan tha se “me zgjerimin e energjisë së erës dhe diellore, e kemi rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në kapacitetin total të instaluar në 62 për qind”.

Ai tha se vendi i tij renditet ndër vendet kryesore në botë për pyllëzim dhe është ndër shtetet që kanë rritur më së shumti pasuritë pyjore në Evropë.

“Sot e gjithë bota ndodhet përballë sprovave serioze lidhur me mjedisin dhe klimën”, tha Erdogan duke theksuar se kriza klimatike dhe mjedisore nuk mund të injorohet.

Ai theksoi se ndërgjegjësimi mjedisor është “ndërgjegje për atdheun” dhe “ndërgjegje për ndërtimin e së ardhmes”.

“Po bëjmë përpjekje intensive për të mbrojtur natyrën dhe për t’u lënë brezave të ardhshëm një Turqi më të jetueshme, më të bukur dhe më të pastër”, u shpreh ai.

Erdogan gjithashtu njoftoi se Turqia do të presë konferencën COP31 dhe se këtë vit në Antalya do të mirëpresë përfaqësues nga afër 200 vende. “Nuk është më koha për fjalë, por për veprim”, tha ai.

Ai shtoi se në projektet mjedisore nuk ndiqet asnjë diskriminim politik dhe se çdo hap që kontribuon në mbrojtjen e natyrës mbështetet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo