Mbrëmja e sotme në Prime solli një nga momentet më të komentuara për Elvana Gjata.
E ftuar në spektakël, këngëtarja u pyet nga moderatori Ledion Liço për jetën e saj sentimentale, pikërisht në Ditën e të Dashuruarve. Fillimisht, Elvana u shpreh: “Janë me fat ata që e kanë dashurinë dhe e shijojnë.”
Por momenti që vulosi gjithçka erdhi menjëherë më pas. Kur Ledioni i tha: “Ne e kemi…”, artistja pa hezitim u përgjigj me dy herë radhazi: “PO, PO”.
Edhe pse Elvana ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private, këtë herë duket se vendosi ta ndajë lumturinë me publikun, duke dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë,