E diel e kobshme në Kosovë, tre persona humbin jetën brenda pak orësh





Një natë tragjike ka shënuar e diela në Kosovë, ku tre persona humbën jetën në incidente të ndara brenda pak orësh.

Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital rreth orës 18:40.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku 18-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie.

Më vonë, në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas Policisë së Prishtinë, vdekja u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësiti rajonal i trafikut.

Ndërkohë, në Prizren, një burrë 44-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda pasi kishte rënë nga lartësia. Autoritetet po hetojnë rrethanat e secilit rast.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo