Drejtori i burgut të Idrizovës: Ka dhunë, përdhunim, por edhe dashuri mes të burgosurve





I ftuar në emisionin “Kontrolli me Landov” ishte gjeneral majori Zoran Jovanovski-Çelik, drejtor i Burgut të Idrizovë. Ai foli hapur për kushtet e këqija në burg, megjithëse theksoi se ka pasur përmirësime të caktuara.

Sipas tij, drejtoria ka kërkuar fonde nga autoritetet gjatë tre viteve të fundit, por pa hasur në mirëkuptim.

“Çfarëdo që na japin, atë e shpenzojmë. Për vitin 2026 nuk ka buxhet. Nuk turpërohem që jam drejtor i një institucioni të tillë, por së shpejti do të largohem,” deklaroi Jovanovski.

Ai pohon se administrata ka kontroll mbi burgun, por pranon se ka raste të abuzimeve mes të dënuarve.

“Është normale që një pjesë e të burgosurve të më urrejnë, sepse ua ndërpret ‘biznesin’. Në Idrizovë ka pasur edhe rast përdhunimi të një të dënuari. Hetimet do të tregojnë nëse bëhet fjalë për prostitucion apo përdhunim. Ka pasur edhe raste kur të burgosur të gjinisë mashkullore janë dashuruar mes vete,” tha Jovanovski