Dortmundi fiton ndaj Atalantës, shkon në Bergamo me dy gola epërsi





Borussia Dortmundi ka triumfuar në shtëpinë e tij ndaj Atalantës, në kuadër të “play-offit” të Ligës së Kampionëve.

Verdhezinjtë triumfuan 2-0, me dy golat e shënuar në pjesën e parë.

Së pari ishte Serhou Guirassy që shënoi në minutën e tretë, për të hapur serinë e golave.

Më pas, në minutën e 42-të, ishte Maximilian Beier që shënoi për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa e dyta nuk prodhoi më gola.

Ndeshja nisi me 15 minuta vonesë, pasi skuadra e Dortmundi mbeti në trafik gjatë shkuarjes në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Dortmundi shkon në Bergamo me dy gola epërsi, më ndeshjen e kthimit që luhet me 25 shkurt, ditë e mërkurë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo