Denonconte policinë në media, por përfundon në pranga 20-vjeçari nga Gostivari kapet me lëndë narkotike
Gostivar – Zyrtarët e Policisë së Gostivarit kanë ndërhyrë pasditen e 17.02.2026 në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, ku rreth orës 15:30 kanë privuar nga liria E.SH. (20), pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar lëndë barishtore e dyshuar si narkotike.
I njëjti është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Rasti merr një dimension tjetër për faktin se i arrestuari së fundmi kishte raportuar në media për veprimet e policisë, duke ngritur akuza publike ndaj këtij institucioni. Megjithatë, zhvillimet e fundit hedhin hije dyshimi mbi besueshmërinë e pretendimeve të tij të mëparshme.
Burime nga terreni theksojnë se veprimet policore janë kryer në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin, duke dëshmuar se lufta kundër narkotikëve mbetet prioritet, pavarësisht zhurmës mediatike apo narrativave të krijuara.
Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e përgjegjësisë publike: akuzat ndaj institucioneve duhet të jenë të bazuara në fakte, ndërsa ligji mbetet i barabartë për të gjithë.