Dëmshpërblimet e bujqve në Tetovë vonohen më shumë se dy vite

Dëmshpërblimet e bujqve në Tetovë vonohen më shumë se dy vite

Bujqit e Tetovës sot në shenjë protesta kanë protestuar para komunës së Tetovës, pasi që akoma nuk kanë marr asnjë dëmshpërblim nga breshëri që u dëmtoi të mbjellat në vitin 2024. Sipas tyre edhe pse dëmi ishte 100% nga ana e komunës së Tetovës dhe ministrisë së bujqësisë në atë kohë u premtua se do dëmshpërblehen 35 % por ata deri më tani nuk kanë marr asnjë denarë apo 10 për qind siç edhe u është thënë me vonë. Bujqit presin që komuna e Tetovës tu paguaj 5 për qind ndërsa qeveria 5përqind, por as nga njëra dhe as nga tjetra akoma nuk kanë marrë të holla.

“Ne kemi dalë para komunës për çështjen e breshrit që u bë para dy vjetëve në 2024, vet na premtoi kryetari në 2024 me ministrin e bujqësisë, ishin në tokat në të mbjellat dhe i panë të gjithë dëmet që janë bërë dhe na premtuan. Njëherë ishte problemi dokumenteve, qeveri, ministri komunë s’dimë ka ishte problemi, më pas ne ishin u takuam me kryetarin në dhjetor, na premtoi në janar, janari shkoj ka ardhur shkurti, njëjtë na premtoi para zgjedhjeve nuk i lëshoi edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve”, tha Osman Adili, bujk.

Nga komuna e Tetovës në një përgjigje me shkrim na thanë se deri në fund të këtij muaj, bujqit e Tetovës do të marrin mjetet financiare. “Institucionet përkatëse kanë përfunduar procedurat administrative të nevojshme, duke hapur rrugën për realizimin e pagesave. Sipas dinamikës së paraparë, kompensimi për bujqit e dëmtuar pritet të ekzekutohet deri në fund të këtij muaji”, thonë nga komuna e Tetovës.

Në qershor të vitit 2024 një breshër që kaploi rajonin e Pollogut dëmtoi të mbjellat ndërsa në atë kohë ministri i bujqësisë bashkë me kryetarin e komunës dolën në terren për të vlerësuar dëmet dhe të dy u zotuan se bujqit do të dëmshpërblehen. Por nga ajo kohë e deri më tani afati i dëmshpërblimit vetëm është shtyrë, ndërsa bujqit thonë se janë në borxhe në barnatoret bujqësore pasi që nuk kanë paguar farat e të mbjellave. (koha.mk)