Demokracia dhe kriza aktuale e shkaktuar me mospraninë e saj faktike në shumicën e shteteve të botës





Ejup Berisha

Unë jamë adhurues i përhershëm i Demokracisë, dhe mund të themë se simpatia dhe adhurimi im ndaj saj janë të përhershme dhe të pandryshueshme, pavarsishtë raporteve egezistuese apo dhe realitetit të pavolitshëm të pranishëm nëpër shumicën e shteteve të botës me të. Dhe pa marrë parasyshë se kjo shumë shpesh më ka dëshpruar unë akoma jam adhurues i flakt i saj dhe të njejtën asnjëherë
nuk dua ta ndrroj me asgjë tjetër në botë. Mund të theme se sot fatkeqsishtë edhe shtetet më të përparuara të botës në konstelacionet aktuale ka kohë që kanë hequr dorë prej Demokracisë. Aktualishtë kemi nje lloj autoritarizmi në shumicën e tyre edhe pse te to akoma formalishtë flitet dhe debatohet për Demokracinë. Thuhet se gjërat që njerëzit i duan apo i dëshirojnë më së
shumti ato pa keqardhje ua kthejnë shpindën qytetarëve. Pra Demokracia si mjet i njerëzve të pafuqishëm e cila këtyre u shërben si mundësi dhe shpresë për tu mbrojtur nga forca e madhe politike e politikanëve që moti ështe zhdukur prej ambienteve të tyre jetësore. Në RMV si dhe gjetiu nëpër shumicën e shteteve të botës funkcionon vetëmse një segment i demokracisë e ato janë zgjedhjet. Por kjo duket se nuk mjafton pasiqë vetëm me to demokracia nuk është as e çereku i saj e lere më të jetë gjysmake. Ajo pra duhet të jetë një tërësi e pandarë dhe e papenguar që të mund të vërehet dhe ndjehet veprimi pozitiv i të njëjtës.
Do të thotë se qytetarët me demokracinë kanë mundësi të takohen dhe të shihen shumë rrallë apo një deri në dy herë gjatë katër viteve dhe atë vetëmse gjatë kohës kur mbahen zgjedhjet, ndërsa pas përfundimit të tyre apo pas stabilizimit të politikanëve dhe akomodimit të tyre nëpër kolltuqet e pushteit çëndror dhe lokal ajo zduket dhe nuk paraqitet më para qytetarëve. Prandaj mund të thuhet se Demokracia i ka dy kategori armiqësh e ata janë: 1.Politikanet dhe 2. Qytetaret Demokracinë gjithmonë.e luftojnë të parët për shkak se ajo atyre ua kufizon hapsirën apo dhe mundësitë e veprimit të lirë dhe të pakufizuar të tyre. Ndërsa qytetarët shëndrrohen në armiq të demokracisë sepse këta nuk përpiqen apo dhe nuk angazhohen sa duhet dhe si duhet për ta pasur të njejtën faktikishtë në shtetet dhe në shoqeritë e tyre. Prandaj qytetarët duhet te bëjnë përpjekje apo dhe presion të përhershëm deri te subjektet politike apo dhe te politikanët që këta të angazhohen më shumë që mos ta pengojnë Demokracinë faktike pasiqë siç theksova më lartë ajo formalja apo verbalja nuk mungojnë nëpër diskurset e shpeshta të politikanëve pavarsishtë proviniencave të tyre politike. Të paktën duhet të pajtohemi ne një çështje e ajo është se politikanët çofshin ata autokrat apo dhe demokrat në fjalimet apo dhe diskurset e shumicës së tyre është mjafte e pranishme fjala Demokraci kështuqë fatkeqsishtë asnjëri prej tyre nuk e pranon një fakt të pamohueshëm e ai është se sot shumica e tyre mendojnë në mënyrë demokratike por të njejtët shume shpesh veprojne në mënyrë autokratike. Pra Demokraci ka vetëm atëher kur ajo është faktike apo vetëmse kur ajo zbatohet realishtë në praktikë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo