Dellova me gol të bukur në fitoren e CSKA Sofias





Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka shënuar një gol të bukur për CSKA Sofian në elitën e futbollit bullgar.

Dellova shënoi gjatë fitores 3-1 kundër Arda, ku realizoi golin e dytë të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.

Pas një topi të kthyer nga rivëndja këndore, Dellova goditi fuqishëm në portën kundërshtare, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir as për të reaguar.

Raportohet se Dellova e ka refuzuar rinovimin e kontratës, derisa në verë pritet të bëhet me klub të ri.

Ndërkohë, CSKA Sofia mbetet në garë për titull, por është plot 10 pikë prapa liderit Levski Sofia.

VIDEO