Delegacion qeveritar në takime në UNESCO: Konfirmohet përkushtimi i shtetit për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit





Një delegacion qeveritar i përbërë nga Aleksandar Nikolloski – zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Ljutkov – ministër i Kulturës dhe Turizmit, Muamet Hoxha – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës, Kirill Pecakov dhe Mendi Qyra, dje dhe sot qëndruan për vizitë pune në Paris, ku realizuan takime me përfaqësues të lartë të UNESCO-s.

Në takimet me drejtorin e përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enani, kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s, Kongker Mohammad Talha, dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Nasser bin Hamad Al Henzab, u diskutua për rëndësinë e UNESCO-s në botën bashkëkohore si organizata e vetme multilaterale që promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimeve.

Në fokus të bisedimeve ishte gjendja e Rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore, me ç’rast u theksua rëndësia e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për mbrojtje, me qëllim ruajtjen e statusit të tij në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Gjatë takimeve u konfirmua përkushtimi i shtetit për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë në kuadër të mekanizmave ekzistues, me qëllim sigurimin e mbrojtjes afatgjatë dhe të qëndrueshme të rajonit.

Delegacion qeveritar në takime në UNESCO: Konfirmohet përkushtimi i shtetit për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit