Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur se cili model i shndërrimit të VLEN-it në parti është më i miri, ka theksuar se ata kanë propozuar modelin me rrotacion të kryetarit.
“ E dini se ne kemi propozuar modelin me rrotacion. I cili do të ishte përsëri gjithëpërfshirës, i barabartë për të gjithë faktorët të cilët e përbëjnë VLEN-in. Mirëpo, do të shohim a do të jetë model i kapur nga të gjithë aktorët brenda VLEN-it. ”, deklaroi Sali.
______
Sali: Alternativa, me dorëheqjen e kryetarit të saj, e para e bëri hapin drejtë shkrirjes në VLEN!
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur rreth shkrirjes së Alternativës në VLEN, ka nënvizuar se Alternativa e para e ka bërë hapin drejtë shkrirjes në VLEN, duke dhënë dorëheqje kryetari i saj.
“ Nëse ju kujtohet Alternativa e bëri hapin e parë. Me dorëheqjen e ish kryetarit të partisë politike i cili tha unë nuk e ndjej veten që duhet të jam pjesë e procesit të bashkimit të VLEN-it si një parti politike. Dhe e bëri hapin e parë duke lënë hapësirë që të jetë i zëvendësuar. Dhe në mënyrën më demokratike e dëshmoi se të gjithë ne jemi të përkohshëm. Edhe unë jam i përkohshëm në Alternativë. Nesër mund të jam edhe i përkohshëm në VLEN. Jam i përkohshëm edhe në ekzekutiv. Kështuqë, të gjithë ne në forma të ndryshme kemi dëshmuar se jemi të gatshëm për këtë proces. Dhe se do ta përkrahim. Deklaratat e llojit të dorëheqjes nga kryesia qëndrore për hir të formimit të VLEN-it. Së shpejti do të mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Qëndror për ta diskutuar për shkrirjen e strukturave politike. Janë deklarata e të gjithë eksponentëve. Nëse e vëreni nuk ka asnjë deklaratë të tipit nuk jemi të gatshëm për këtë proces ”, deklaroi Sali.
_____
Pasiguria e Grubit në burg/Sali: Ne, supozojmë se dikush nga BDI po e kërcënon!
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur rreth pasigurisë së Artan Grubit në burg, ka nënvizuar se ata supozojnë se dikush nga BDI është duke e kërcënuar.
“ Meqë vet Artan Grubi kishte deklaruar para organeve të drejtësisë se nuk ndjehet i sigurt në burgun e Shutkës. Ne, supozojmë se dikush nga BDI e kushtëzon apo e kërcënon në aspektin e heshtjes. Me detyrë që të heshtë për atë që e ka ndërmend ta flasë ”, deklaroi Sali.