Chelsea përmbys West Hamin në një thriller në “Stamford Bridge”





Chelsea ka arritur një fitore dramatike me rezultat 3:2 ndaj West Ham United, në kuadër të javës së 24-t të Premierligës, në një ndeshje plot emocione dhe kthesa deri në sekondat e fundit.

Mysafirët befasuan herët, teksa Jarrod Bowen zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të për 0:1. West Ham vazhdoi paraqitjen e mirë dhe arriti të dyfishojë epërsinë në minutën e 36-të me golin e Summerville, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh 0:2.

Në pjesën e dytë, Chelsea reagoi fuqishëm. João Pedro ngushtoi shifrat në minutën e 57-të, duke rikthyer shpresën për vendasit. Presioni u kurorëzua në minutën e 70-të, kur Marc Cucurella realizoi golin e barazimit për 2:2.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Enzo Fernandez u shfaq hero në minutën e dytë shtesë (90+2’), duke shënuar golin e fitores dhe duke shpërthyer festën në “Stamford Bridge”.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në vendin e 4-t me 40 pikë, ndërsa West Ham mbetet në pozitën e 18-të me 20 pikë, duke u futur seriozisht në zonën e rrezikut për rënie nga liga.