Çantat e rënda dëmtojnë boshtin kurrizorë, Shabani: Fizioterapia ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara

Në rastete e lëndimeve, devijimit të boshtoit kurrizorë, dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, apo kur vërejmë ndryshime në qëndrim dhe ecje, duhet ti drejtohemi fizio terapistit.

Fizio terapisti, Ensar Shabani,thot se fizio terapi mund të bëjnë personat e të gjitha grupmoshave përfshi edhe fëmijët, ndërsa neglizhenca e simptomeve është gabimi kryesorë që e bëjnë pacientët, të cilët me vonesë vendosin të kërkojnë trajtim.

Shabani vë theksin sidomos te çantat e rënda shkollore, të cilat ndikojnë në dëmtimin e boshtit kurrizorë, prandaj fton prindët që sapo të vërejnë smptome te fëmijët, menjëherë të marrin masa.

“Te fëmijët ndikon në qëndrim dhe zhvillim, ndërsa te të moshuarit në ruajtjen e lëvizshmërisë dhe pavarësisë. Korigjimi i posturës për shembull nëse kemi fëmijë të cilëve çantat në shkollë ju bëjnë pengesë që mund të vijë deri te devijimi i boshtit kurrizorë, apo ndonjë lakesë e kolonës vertebrale, nëse njëra shpatull është më lart se tjera. Gjithashtu pas lëndimeve, pas ndërhyrjes mjeksore por edhe nëse vërehet ndryshim në qëndrim dhe ecje”, deklaroi fizioterapeusti Ensar Shabani.

Ai thot se fizioterapia ndihmon edhe fëmijët me aftësi të kufizuara të cilëve u ndihmon të mos u përkeqësohet gjendja.

“Bëjmë terapia të personalizuiara, ushtrime të korigjimit, nëse ka ngecje fëmija në ecje, apo në zhvillimin e motorikës”, theksoi Shabani.

Sa u përket dhimbjeve në pjesë të ndryhsme të trupit tek të rriturit ai thot se problemet kryesore shkaktohen nga mungesa e lëvizjes, siç është puna me orë të tëra para kompjuterit, e të ngjashme. Pacientët duhet të paraqiten në fazën akute, sepse në fazën kronike trajtimi është më i vështirë.

“Gjith trupi është i lidhur me fascion një mbështjellës indlidhor i muskuliut që është memorie shum e fortë dhe kur nuk ka lëvizje ajo shkakton problem dhe prandaj paraqiten dhimbjet prandaj duhet të paraqiten te fizio terapeuti sa më herët aq më mirë”, shtoi më tej Shabani.

Shabani thotë se fizio terapia nuk është vetëm masazhë dhe nuk lehtëson vetëm përmirësimin e momentit, por përmirësimin e funksionit dhe parandalimin e rikthimit të problemit shëndetësor.